E rëndë në Xhafzotaj, masakrohet me thikë 65-vjeçari

Një 65 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit pas goditjes me mjete prerëse, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe i vëllai 63 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:05, në Xhafzotaj të Shijakut.

Policia sqaron se shtetasit Fiqiri dhe Fadil Çalliku të moshave 65 dhe63 vjeç, përkatësisht vëllezër, të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti çasti me një person tjetër ende i paidentifikuar janë dëmtuar me mjet prerës.

Si pasoje e plagëve të marra Fiqiri Çalliku.

65 vjeç ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës, ndërsa i vëllai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje, me qellim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 29.07.2020, rreth orës 23:05, në Xhafzotaj, Shijak, shtetasit F.Ç., 65 vjeç dhe F.Ç., 63 vjeç(vëllezër), të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti çasti me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës, ku shtetasi F.Ç., 65 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje.

Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shtuar 30.07.2020 06:25