FORMACIONET/ Pranë titullit, Juventusi kërkon me ngulm fitoren ndaj Sassuolo

Sassuolo dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Zonja e Vjetër është mysafire e Sassuolos në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Serie A, takim që zhvillohet në Mapei Stadium nga ora 21:45.

Ekipi i Maurizio Sarrit vjen në këtë ndeshje pas një humbje nga Milani dhe një barazimi me Atalantan dhe synon t’i kthehet fitores për t’iu ofruar titullit në Serie A.

Në anën tjetër, vendasit kanë katër fitore radhazi në kampionat dhe synojnë ta vazhdojnë serinë pozitive, pasi mund të kapin një vend që i dërgon në Evropë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Sassuolo: Consigli; Muldur, Chiriches, Peluso, Kyriakopoulos; Magnanelli, Locatelli; Berardi, Djuricic, Boga; Caputo

Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Higuain, Ronaldo


Shtuar 15.07.2020 19:41