Flet zyrtari i lartë: Sezoni të rifillojë vetëm kur të gjithë futbollistët të …

Sezoni aktual në Angli duhet të fillojë vetëm kur të gjithë lojtarët të jenë testuar për COVID-19, deklaron CEO-ja i Shoqatës së Ligës së Menaxherëve, Riçard Bevan.

Duke folur për mikrofonët e “BBC”, Bevan pranoi se fillimisht testimet duhet të mundësohen për punonjësit e Shërbimit të Shëndetit Kombëtar (NHS) dhe pacientët, por më pas testimi duhet të kalojë te radhët e sportistëve.

“Testimet duhet të mundësohen fillimisht për punonjësit e NHS-së dhe pacientët. Pasi të ndodhë kjo gjë, le të kalohet te sporti. Menaxherët tanë nuk dëshirojnë që futbollistët të kthehen në fushë pa u testuar lojtarët,” u shpreh Bevan.


Shtuar 10.04.2020 18:28