Flasin Roshi dhe Balaj: Nëse kthehemi në Shqipëri duam të luajmë te ky ekip

Odise Roshi dhe Bekim Balaj janë dy miq shumë të mirë, teksa kanë kaluar shumë kohë bashkë. Pikërisht edhe tani, ndonëse luajnë në liga të ndryshme karantinën janë duke e kaluar së bashku, teksa Roshi ka udhëtuar në drejtim të Austrisë për të qëndruar me mikun e tij.roshi balaj

Në një prononcim të dhënë së fundmi, futbollistët kanë treguar se nëse kthehen në Kategorinë Superiore, ku do të donin të luanin.

“Kemi bërë stërvitje deri në 2 prill dhe më pas klubi na dha leje të largoheshim. Doja të vija në Shqipëri, por kufijtë ishin të mbyllur dhe erdha te Bekimi në Austri. Ndihet mungesa e Balajt? Me largimin e tij ekipi ka çaluar shumë në sulm edhe çunat thonë pse u largua. Ndoshta bëri zgjedhjen e duhur pasi po bën një kampioant shumë të bukur. Kalim në Austri? Pse jo bëhet një futboll shumë i bukur, sidomos kur ndjek ndeshjet dhe kuptoj që këtu është shumë bukur.

Goli ndaj Portugalisë? Kur fola me Balajn para disa ditësh, i kujtova që i kisha thënë se do të shënojë në atë ndeshje. Nuk ka shumë lek hajdutllëku dhe u bëra futbollist, për shkak të shpejtësisë. (qesh). Nëse do të rikthehesha në Shqipëri, do të më pëlqente të luaja në kryeqytet.”, u shpreh Roshi për “Supersport”.balaj shqiperi franca

“Ndihëm shumë mirë këtu, pasi që nga fillimi kam luajtur të gjitha ndeshjet. Unë lexoj më shumë. Roshi lan rrobat dhe nuk i hekurosim, mendoj se do martohet më shpejt. Mendoj se Tirana është shkëputur dhe besoj se e fitojnë titullin këtë sezon. Do të kthehesha te Vllaznia, jo vetëm në përfundim të karrierës, por të jap një kontribut.”, përfundoi Balaj për “Fan Zone”.


Shtuar 13.04.2020 16:03