Figo zbulon arsyen pse “tradhëtoi” Barcelonën për Realin

Luis Figo është një nga lojtarët më të mirë të historisë së Portugalisë.

Ish-futbollisti ka zbuluar disa detaje interesante nga karriera e tij, ku sic dihet kalimi i tij nga Barcelona te Reali nuk është “përtypur” ende nga katalanasit.

“Ishte një vendim i rëndësishëm, por i vështirë. Unë lash një qytet që më dha shumë dhe ku ndihesha mirë”, ka thënë Figo, transmeton lajmi.net.

“Por, kur ndihesh se nuk merr meritat e duhura për atë që po bën dhe ke oferta nga një klub, atëherë ti mendon për atë ofertë”, ka shtuar portguezi.

Fjalët e portugezit lënë të kuptohet se te Barcelona nuk e kishin vlerësuar sa duhet, edhe pse në fillim shprehet se ai qytet i dha gjithçka.

Përkundër të gjithave, vendimi për të kaluar nga ‘Camp Nou’ në ‘Santiago Bernabeu’ duket të mos ketë qenë i lehtë për Luis Figo.


Shtuar 3.05.2020 07:27