FA Cup, Man.United mposht në shtesë Norwich dhe kalon në gjysmëfinale (VIDEO)

Manchester United dhe Norwich City janë ndarë 1:1 pas 90 minutave të para në ndeshjen e vlefshme për Kupën FA, për t’i lënë gjithçka vazhdimeve.

Ishte fillimisht minuta e 51’ kur Odion Ighalo realizoi golin e parë në këtë ndeshje, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Këtë epërsi, United nuk ditën ta ruajnë dhe kështu në minutëne 75’, Todd Cantwell ndëshkoi ‘Djajtë e kuq’, për rezultatin 1:1.

Norwich mbeti me 10 lojtarë kur Timm Klose u ndëshkua me karton të kuq, në minutën e 89’ të takimit.

Kjo mungesë nuk i ndihmoi shumë Unitedit, pasi duhej të pritej deri në minutën e 118’ për të gjetur golin e fitores, prapa një mbrojtjeje të çeliktë të Norwich.

Ishte qendërmbrojtësi më i shtrenjtë në futboll, Harry Maguire, ai që shënoi golin e fitores për United.

Kështu, Manchester United kalon në gjysmëfinalen e Kupës FA, kurse Norwich i jep fund në këtë raund.


Shtuar 27.06.2020 19:28