Deputeti bie në grackën e gazetarit: Shtiret si mjek dhe i bën testin e covid-19 me një lëpirëse

COVID-19 është shqetësimi më i madh i njerëzve në këto kohë të rrezikshme pandemie.

Prej disa javësh, numri i rasteve të reja me koronavirus në vend është rritur ndjeshëm.

Duket se këtë shqetësim e ka pasur edhe deputeti i PS-së, Musa Ulqini, i cili ka rënë në grackën e një kamere të fshehtë, nga Ismet Drishti.

Ky i fundit i paraqitet deputetit si mjek, ndërsa i thotë se fillimisht duhet të provojnë nëse deputeti e ka shqisën e shijes, duke i dhënë atij të lëpijë një lëpirëse.

Shaka e cila në fund është marrë me sportivitet dhe nga deputeti Ulqini.


Shtuar 27.06.2020 19:28