EURO2020/ Mancini paralajmëron kundërshtarët: Nuk do të mbrohemi

Trajneri i kombëtares Italiae, Roberti Mancini i ftuar në një event të organizuar nga Palazzo Ducale në Itali ndër tjera foli edhe për Kampionatin Europian 2020 ku tha se skuadra e tij do të luajë futboll të bukur, “stili italian” me të cilin Italia fitoi 5 Kupa Bote ka marrë fund.

Kur u pyet për identitetin e skuadrës së Italisë, Mancini deklaroi se skuadra e tij s’do të luajë më në mënyrën tradicionale italiane.

“Mua më pëlqen futbolli ofanziv. E di që i kemi fituar katër Kupa e Botës duke luajtur në mënyrën italiane, por mendoj se sot ne mund të luajmë një futboll në stilin më sulmues”, tha Mancini.

“Ditët e futbollit defanziv me kundërsulme kanë marrë fund”.

Mancini shtoi se ekipi kombëtar do të ketë nevojë për dashurinë e italianëve gjatë tentimit për t’u bërë sërish fuqi e futbollit botëror.

“Ne jemi krenarë që e kemi rifitua dashurinë e italianëve për ekipin kombëtar. Gjatë Kampionatit Evropian në qershor, ne do të tentojmë t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur”.

“Futbolli është një faktor që i bashkon njerëzit. Nëse ekipi kombëtar i Italisë luan mirë dhe Italia fiton, ata janë të lumtur”.

“Kur unë e dëgjoj himnin kombëtar nga stoli, ndihem krenar dhe i lumtur që jam italian”.

“Besoj se vendi ynë është vendi më i bukur në botë, ne jetojmë në mes të bukurisë, askush nuk i ka thesaret e ambientit dhe artistike që i kemi ne”. /


Shtuar 5.02.2020 12:46