Enrique zbulon prapaskenat para finales me Juven në 2015

Sot katër pesë vite më parë, Barcelona fitonte Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur 3:1 Juventusin në finale.

Katalanët në atë natë “magjike” në Berlin, u kurorëzuan për të pestën herë me titull kampion të Evropës.

Të lidhura

None found

Ivan Rakitic, Luis Suarez dhe Neymar shënuan golat për Barcelonën, ndërsa golin e vetëm për Juventusin e realizoi Alvaro Morata.

Pesë vjet pas kësaj finale, ish trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka zbuluar një histori interesante, e cila sipas tij edhe ka motivuar lojtarët e skuadrës spanjolle.

“Mbaj mend që u bëra një shaka lojtarëve, se cila do të ishte gjëja më e keqe që mund t’u ndodhte atë finale”, nis rrëfimi i Enrique, përcjell lajmi.net.

“Xavi dhe Alves thanë se gjëja më e keqe do të ishte nëse nuk do të luanim stilin tonë të njohur dhe disa gjëra tjera”.

“Unë ndërhyra dhe ju thash: “Gjëja më e keqe që mund të ndodh sonte është të jesh një lojtar i Juventusit dhe të luash kundër Barcelonës. Në fillim ata ishin pak të befasuar, por pastaj filluan të qeshnin. Kjo duhet t’i ketë motivuar ata edhe më shumë”.


Shtuar më 6.06.2020 12:12