“Ëndrra ime? Të gjithë e dinë, por nuk duam të them asgjë”

Nuk e ka thënë haptas, por Simone Inzaghi e ka në mendje titullin në Serie A këtë sezon, për herë të parë si trajner.

Trajneri i Lazios ëndërron titullin dhe shpreson të përsërisë suksesin e arritur në vitin 2000.

Në një intervistë të dhënë për Corriere dello Sport, ai ka pranuar: “Kur u ndal kampionati ishim shumë mirë. Kur të rifillojë, do të kërkojmë të jemi gati”.

“Do të jetë e vështirë, sepse do të luajmë çdo tre ditë. Me një kalendar të ngjeshur, do të duhet të shmangim dëmtimet dhe rikuperimi do të jetë më i lodhshëm”.

“Ëndrra ime? Të gjithë e dinë, por nuk duam të them asgjë, pikërisht si më 14 majin e vitit 2000 para se të zbrisnim në fushë”.


Shtuar 13.05.2020 16:30