Është bërë e zakonshme që çdo javë të dëgjojmë lajme të çuditshme për Mario Balotelli.
Sulmuesi italian mbetet një nga futbollistët më të pagdhendur. Këtë e ka treguar edhe mëngjesin e sotëm teksa kishte shijuar natën e ndërrimit të viteve.
Me një Fiat 500 Abarth, Balotelli po kthehej për në shtëpinë e tij në Brescia.
Në orën 06:00 të mëngjesit Balo me siguri do të ketë qenë ca i hutuar nga alkooli për sa kohë makina e tij është përplasur me portën kryesore të një shtëpie banimi.
Në këto kushte sulmesi problematik ka lënë makinën e shkatërruar në vendngjarje dhe është kthyer në shtëpi në këmbë.