Edhe tifozët e Partizanit marshojnë drejt “Air Albania” (VIDEO)

Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, po afrohet me ritme të shpejta te vërshëllima e arbitrit Juxhin Xhaja për startin e tij, ndërsa teksa dita i lë vendin natës, përreth stadiumit është krijuar menjëherë atmosfera e përballjes mes bardhebluve dhe të kuqëve.

Forca të shumta policore janë të pranishmë në vend, por edhe siguria është maksimale. Pas kortezhit të tifozerisë bardheblutë të Tiranës, ka qenë radha e tij të tifozerisë së kuqe të Partizanit.


Shtuar 28.02.2020 16:41