E zbulon Solskjaer: Maguire mungon edhe në fundjavë

Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se Harry Maguire është në dyshim për ndeshjen e fundjavës së Manchester Unitedit, kundër Norwichit në Premierligë, që do të zhvillohet të shtunën.

Harry Maguire e pësoi një goditje gjatë pjesës së parë të barazimit pa gola mes Manchester Unitedit dhe Wolves në rundin e tretë të FA Cup, mirëpo e duroi dhimbjen dhe qëndroi në lojë deri në fund.

26-vjeçari u la jashtë gjysmëfinales së parë mes Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt në Carabao Cup, që u zhvillua të martën në Old Trafford, për shkak të këtij problemi, ndërsa Phil Jones e zëvendësoi atë në qendër të mbrojtjes.

Manchester Unitedi u mposht me rezultat 3:1 në Old Trafford në këtë ndeshje dhe tani do të duhet ta përmbysë këtë rezultat më 29 janar në Etihad nëse dëshiron ta sigurojë një vend në finalen e madhe.

Djajtë e Kuq u dukën më të dobët në repartin e mbrojtjes mbrëmjen e së martës në mungesë të Maguire dhe Solskjaer ka bërë të ditur se qendërmbrojtësi anglez mund të mungojë edhe në fundjavë.

“Nuk e di se sa do t’i zgjasë shërimi. Nuk do të jetë një lëndim shumë afatgjatë. Por, nuk


Shtuar 8.01.2020 14:46