E BUJSHME/ Gabime amatore, FSHF pezullon gjyqtarin e Superiores, masa dhe për disa arbitra të tjerë

Në dy javët e fundit të kategorisë superiore nuk është folur më për futboll, por për gabimet e gjyqtarëve, të cilët me vendimet e tyre kanë ndikuar në rezultat.

Situata është tensionuar, sidomos pas deklaratave të presidentit të Bylisit, Besnik Kapllani, se ka menduar të tërhiqet nga gara, pasi ndihet i vjedhur.

Në këto kushte sot, Federata e Shqiptare e Futbollit thirri në një mbledhjen të gjithë gjyqatrët dhe asistentët e angazhuar në Kategorinë Superiore për të diskutuar çështje të arbitrimit të ndeshjeve të superiores. Në këtë takimi është kërkuar përqëndrim maksimal nga të gjithë arbitrat për të shamngur gabimet në javët e ardhshme.

Ne njoftimin e FSHF nuk thuhet nese do të ketë pezullime, por burime të RTV ORA pranë sektorit të arbitrimit bëjnë me dije se është pezulluar Bledar Meneci, ndërsa do të merren masa edhe për disa gjyqtarë të tjerë.


Shtuar 28.01.2020 16:36