Djali “tradhton” Piquen, bën tifo për këtë skuadër italiane (FOTO LAJM)

Gerard Pique është parë në shëtitje me familjen pas shumë javësh të kauara në karantinë për shkak të coronavirus-it. Mbrojtësi i Barcelona-s ka shijuar disa momente qetësie me fëmijët dhe Shakira-n.

Megjithatë, ka qenë djali i tij Milan që ka tërhequr vëmendjen. Arsyeja? Veshja e tij. Në fakt, i vogli mbante uniformën e dytë të sezonit 2017-18 të Roma-s me emrin e tij dhe numrin e babait.

Një tradhti e vërtetë, duke parë se në atë sezon skuadra verdhekuqe ka marrë një tore 3-0 historike kundër katalanasve në Champions League, që ka sjellë eliminimin e parakoshëm të babait Pique nga kompeticioni.


Shtuar 9.05.2020 16:06