DETAJE/ Përfundon takimi mes babait të Messit dhe Bartomeut

Ka përfunduar takimi i parë mes drejtuesve të Barcelonës dhe përfaqësuesve të Lionel Messit.

Ky takim, i thirrur me emergjencë shkaku i situatës së fundit të krijuar, nuk ka sjellë rezultate.Mediet në Spanjë sjellin detaje ekskluzive nga ky takim, me Bartomeun që pret Lionel Messin të rikthehet në stërvitje, duke mos e menduar shitjen.

Te Barcelona, janë të gatshëm t’i ofrojnë Messit kontratë dy vjeçare, dhe e shohin atë pikën kryesore në projektin e Ronald Koeman.Në anën tjetër, babai i Messit është mbështetur te letra që i biri i tij i ka dërguar klubit, duke mos e ndjerë veten si lojtar të Barcelonës.Bisedime të tjera do të ketë edhe në ditët në vazhdim, ku do të kërkohet të zgjidhjet kjo çështje.


Shtuar 2.09.2020 19:20