Plas me armë në Rrogozhinë, qëllohet një 25 vjeçar

Të shtëna me armë në Rrogozhinë, qëllohet një 25-vjeçar

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në qendër të qytetit.

I plagosuri është Keli Koçi 25-vjeç, ndërsa autori i ngjarjes është Ervis Dedej, i cili është shpallur në kërkim nga blutë e Rrogozhinës.

Mësohet se dy të rinjtë kanë pasur një debat verbal, që më pas ka kaluar në konflikt me grushte.

Më pas Dedej ka shkuar në makinë që e kishte pranuar pranë qendrës së qytetit, mori armën dhe më pas u rikthye në vendin e ngjarjes duke qëlluar dy herë në drejtim të 25-vjeçarit me pistoletë.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit për mjekim më të specializuar


Shtuar 2.09.2020 19:19