Manchester City vetëm pak ditë më parë u dënua nga UEFA me dy vite pezullim nga Champions dhe 30 milion euro gjobë. Nuk mbaron me kaq, City rrezikon të dënohet dhe në kampionat si edhe ti hiqet tituli i vitit 2014, por kto ende mbetet aludime.
Shumë thashetheme u thanë nga dje për lojtarët e trajnerin si dhe largimet e mundshme të tyre megjithatë Guardiola ka thënë se do ta respektojë kontratën dhe do të qëndrojë deri në përfundim të saj.
Të lidhura
None found
Guardiola ka kontratë me “Citizens” deri në verën e vitit 2021.
Skuadra angleze do të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve për sezonet 2020/21 dhe 2021/22.
Megjithatë, Manchester City pritet të apeloj vendimin e UEFA-së në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
