De Biazi: Hysaj nuk ishte më i miri

Gianni De Biasi është njeriu i cili në krye të kombëtares shqiptare arriti të bëjë ëndrrën realitet.

Trajneri italian ka kthyer edhe një herë në vëmendje arritjen e jashtëzakonshme në stolin e Shqipërisë, me të cilën ia doli që për herë të parë në historinë e kuqezinjve të siguronte një biletë për në Euro 2016. Kjo ka ardhur pas pyetjes mbi Elseid Hysajn, që prej disa sezonesh luan me Napolin.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare ka rrëfyer se mbrojtësi shkodran është një prej më të rëndësishmëve të skuadrës, por pa dashur t’i vendosë në renditje lojtarët. Sipas tij, çelësi i suksesit ishte fakti se ekipi ndihmonte njëri-tjetrin si në fushë ashtu edhe jashtë saj dhe nuk kishte hatër mbetje se kush do ta niste titullar ndeshjen.

“Elseidi ishte një nga më të rëndësishmit të ekipit, por nuk do të thoja se është më i rëndësishmi. Kjo pasi nuk më pëlqen të rendis lojtarët. Skuadra ndihmonte njëri-tjetrin si brenda fushe ashtu edhe jashtë saj.

Nuk kishte rëndësi për lojtarët se cili do të luante dhe cili jo. Unë gjithnjë zgjidhja ata që kishin kushtet më të mira në atë kohë. Bëmë diçka të rëndësishme dhe unike duke u kualifikuar në një grup të vështirë”, ka thënë Giani De Biasi.


Shtuar 19.02.2020 20:09