Dalin pamjet, futbollisti i Barcelonës në aeroport për t’u transferuar në Bundesligë

Transferimi i Jean-Claire Todibo në Schalke 04 do të kompletohet në orët e ardhshme.

Mbrojtësi i Barcelonës ka mbërritur sot në Gjermani për të finalizuar transferimin tek klubi nga Bundesliga.

E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar pamjet ku Todibo shihet se ka mbërritur në Gjermani.

Todibo do ta provojë fatin në futbollin gjerman pasi nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për lojë te skuadra nga Camp Nou.

Ai ka bërë vetëm dy paraqitje në La Ligë, katër minuta ndaj Getafes dhe 73 minuta në Camp Nou kundër Sevillas.

Ai po ashtu ishte titullar në Giuseppe Meazza në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Interit.


Shtuar 13.01.2020 09:23