CR7 zgjodhi PSG-në, zbulohet prapaskena e bujshme pse do e linte Juven

Cristiano Ronaldo ishte i vendosur të linte Juventusin, para pandemisë. Portugezi nuk ndihej i lumtur në Torino dhe po mendonte të kalonte në Francë, te PSG.

France Football raporton se sulmuesi u mendua mirë për bërë një tjetër transferim.

Ai ëndërronte dhe dëshironte shumë që të luante në një skuadër me yje si Neymar dhe Kylian Mbappe.

Ronaldo gjithashtu mban kujtime të bukura nga Parisi, ku ka fituar edhe Europianin në vitin 2016. Ai u mërzit shumë që në muajin tetor me bardhezinjtë.

Gjithçka ndodhi pas barazimit që Juventusi regjistroi në Champions League kundër Lokomotiv Moscow.

Paraqitja e skuadrës ishte nën nivel dhe portugezi në njëfarë mënyrë po humbte besimin se mund të fitonte gjëra të rëndësishme dhe kjo nënkupton triumfin në Champions.


Shtuar 4.08.2020 08:26