Coutinho refuzon të kthehet në Barcelonë

Philip Coutinho nuk dëshiron te kthehet sezonin e ardhshëm te Barcelona.

Gjiganti gjerman ende s’i është përgjigjur pyetjes së Barcelonës se a do ta shfrytëzojë opsionin në marrëveshje për ta blerë futbollistin brazilian për 130 milionë euro.

Kartoni i vendosur nga Barcelona për Coutinhon mund t’i duket një vlerë e madhe Bayernit që thuhet se është gati të paguajë 80 milionë euro gjatë merkatos së verës, shkruan “Mundo Deportivo”.

Philippe Coutinho iu bashkua gjigantit spanjoll për 167 milionë euro në janar të vitit 2018, por nuk arriti të linte gjurmë në “Camp Nou” duke u dërguar në formë huazimi në Bayern Munchen.

27-vjeçari ka luajtur gjithsej në 27 ndeshje për Bayernin gjatë këtij sezoni 2019/20 (19 në Bundesligë, gjashtë në Ligën e Kampionëve dhe dy në DFB Pokal), dhe ka kontribuar me 7 gola dhe 8 asiste.


Shtuar 11.02.2020 08:14