Skuadra e Manchester City nuk është e gatshme të heq dorë nga ylli brazilian, Gabriel Jesus, për asnjë çmim.
Raportime të ‘Calciomercato’ bëjnë të ditur se City kanë dhënë përgjigjen e qartë për të gjithë ata që interesohen për lojtarin. AI nuk është në shitje.
Të lidhura
None found
Këtë pozicion skuadra ka mbajtur ditëve të fundit, dhe thuhet se kjo është dëshira e Pep Guardiolas.
Juventus, skuadra që lidhej më së shumti me transferimin e mundshëm të lojtarit, kanë tentuar edhe disa forma të tjera, por edhe ato kanë qenë të pasuksesshme.
‘Zonja e vjetër’ tentoi të përfshinte në lojë edhe kartonin e Douglas Costa, por nuk doli të ishte mjaftueshëm.
Gabriel Jesus vlerësohet me 80-90 milionë euro dhe do të jetë thuajse e pamundur të sigurohen shërbimet e tij.
