Chiellini 3 propozime shokëve të ekipit për redukimin e pagave

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini ka thirrur skuadrën për të ndërmarrë një veprim, në një moment shumë të vështirë për Italinë dhe futbollin, lidhur me emergjencën e koronavirus.

Mbrojtësi pas një konfrontimi me presidentin e Juventus Andrea Agnelli e drejtorin sportiv Fabio Paratici, ka avancuar tre propozime për të reduktuar pagesën e për të ndihmuar në këtë mënytë klubin.

Në kampin bardhezi po studiohet një zgjidhje e brendshme në pritje të normativave në planin kombëtar. Sipas asaj që bën të ditur ‘Gazzetta dello Sport’, janë tre opsionet në dispozicion të lojtarëve, që duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre brenda fundit të muajit.

Zgjedhja e parë parashikon pagesën e muajit mars, pastaj pezullimin e pagave deri kur të rikthehet të luhet. Nëse do të rinisë loja, pjesa e pagës për periudhën e luajtur do të ngrijë e do të paguhet më vonë.

Varianti i dytë parashikon heqjen dorë nga një rrogë në dy muaj, ose dy në katër, nëse kampionati ndërpritet përfundimisht.

Opsioni i tretë parashikon heqjen dorë nga një muaj e gjysmë pagesë, pavarësisht se çfarë rrjedhe merr sezoni. Në fund të muajit do të vijë vendimi.


Shtuar 27.03.2020 19:05