Çfarë po ndodh me Messin, dëshiron të rinovojë kontratën çdo vit

Kontrata e Messit me Barcelonën skadon vitin e ardhshëm, por ai mund të largohet që këtë verë nga “Camp Nou”.

Por, ai e ka thënë disa herë se nuk e mendon largimin nga ekipi spanjoll.

“Mundo deportivo”, shkruan se Messi do të dëshironte të rinovonte çdo vit, bazuar në formën e tij.

Ai nuk do të lejojë që të përqeshet me fanellën e Barcelonës dhe do të largohet nëse e ndien veten se nuk mundet ta ndihmojë më ekipin.

Messi do të vlerësojë gjendjen e tij fizike nga viti në vit.


Shtuar 31.01.2020 09:15