Cavani te Benfica, zyrtarizimi çështje orësh

Edinson Cavani do të jetë dhurata e madhe e klubit të Benficas për trajnerin Jorge Jesus dhe tifozët e skuadrës. “Bomberi” uruguaian është një hap zyrtarizimit si sulmuesi i ri i skuadrës analuze, teksa palët kanë arritur akordin për tre sezone me një page neto 8 milionë euro në vit.

Cavani ishte kërkesë e trajnerit Jesus, i cili pranoi të rikthehej vetëm me një projekt fitues dhe me emra të rëndësishëm. Sulmuesi nga Uruguai është i treti afrim cilësor pas atyre të Jan Vertonghen dhe brazilianit Everton, i cili u ble për 20 milionë euro nga Gremio.


Shtuar 16.08.2020 13:19