Cassano zgjedh formacionin e preferuar, përfshihen vetëm lojtarët që kishte shokë skuadre

Cassano, i cili ka pasur një karrierë mjaft të pasur, duke luajtur me skuadra si Bari, Roma, Real Madrid, Sampdoria, Milan, Inter, Parma dhe Hellas Verona, ka zgjedhur mes shokëve të skuadrës.

Lojtari gjithashtu paraqitej edhe me kombëtaren e Italisë, me të cilën ka pasur disa paraqitje mjaft të mira.

Emra si Gianluigi Buffon, Clarence Seeforf e Zinedine Zidane janë ata që kanë zënë vend në formacionin më të mirë të Cassano.

Sigurisht, në formacion nuk mund të mungonte Francesco Totti, me të cilin te Roma italiani rriti emrin e tij.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell 11 lojtarët më të mirë që Cassano ka luajtur me ta, sipas mendimit të vet lojtarit.

Buffon; Cafu, Sergio Ramos, Samuel, Roberto Carlos; Pirlo, Zidane, Seedorf; Totti; Ibrahimovic, Ronaldo /


Shtuar 26.04.2020 10:31