BILD e bën të kryer: Sane ka arritur marrëveshje me Bayernin

Bayern Munchen ka kohë që është i interesuar për mesfushorin e Manchester Cityt, Leroy Sane.

Sipas gazetës së madhe gjermane “BILD”, bavarezët tashmë kanë arritur marrëveshje me Sane.

Ai do të bashkohet me skuadrën më të madhe të Bundesligës gjatë afatit kalimtar të verës dhe do të nënshkruaj një kontratë pesë vjeçare.

Vlera e Sane në tregun ndërkombëtar vlerësohet 80 milionë euro dhe mund të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në Bundesligë.


Shtuar 6.05.2020 07:07