Befason Sneijder: Në Madrid, miqësia ime më e mirë ishte me Vodka

Ylli holandez, Sneijder, i cili ka pasur një karrierë mjaft të mirë në futboll, mund të kishte arritur pika edhe më të larta, po të mos ishte për alkoolin.

Problemet me pijen ish mesfushori i ka pasur edhe në kohën kur luante me Real Madrid.

Së fundmi, ai ka thënë se në kohën kur jetonte në kryeqytetin e Madridit, Vodka ishte mikja më e mirë për të.

“Pas divorcit, isha i vetmuar. Unë nuk e vëreja, por Vodka ishte miqësia ime më e mirë”, ka thënë Sneijder.

“Nuk e vëreja. Ditën tjetër zgjohesha sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Vazhdoja të luaja, por bëhesha më keq dhe kisha fokus më të ulët. Gënjeja veten se çdo gjë ishte mirë”, shtoi holandezi.

Ditë më parë, Sneijder kishte thënë se do të ishte në nivelin e Messi dhe Ronaldo, po të mos ishte për verën e kuqe.


Shtuar 25.06.2020 06:15