Një lajm i papritur është raportuar nga gazeta prestigjioze gjermane “Bild” në lidhje me të ardhmen e Philippe Coutinhos.
Bayern Munich ka vendosur të mos blej kartonin e brazilianit në fund të sezonit pasi nuk janë kënaqur me rendimentin e tij. Coutinho u transferuar gjatë verës së kaluar në formë huazimi te kampionët e Gjermanisë për 8,5 milionë euro më të drejtë blerjeje për 120 milionë euro në fund të sezonit.
Të lidhura
None found
Mesfushori me tipare sulmuese deri në këtë fazë të sezonit ka shënuar 7 gola në të gjitha kompeticione me Bayernin duke regjistruar edhe 6 asiste. Shifra në fakt tregojnë se lojtari i barcelonës ka qenë produktiv por mesa duket mosha e Coutinhos bën që Bayern Munchen të hezitoi për të derdhur në arkat e katalanasve 120 milionë euro.
