Barcelona nxjerr në shitje 9 futbollistë

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e koronavirus, pritet të lërë pasoja dhe në merkaton e shumë klubeve.

Dhe klubi i Barcelonës duke parë situatën, ka bërë gati një listë të gjatë me lojtarë që do t’i nxjerrë në shitje, për të sponsorizuar blerjet e reja.

Të lidhura

None found

Kështu në krye të listës është braziliani Coutinho, që do të rikthehet nga huazimi një vjeçar te Bayern Mynih dhe pritet të transferohet sërish në Premier League, ku e ndjekin nga afër Chelsea e Manchester United.

Një tjetër lojtar me valixhet gati është francezi Antoinne Griezmann, i cili pas një sezoni me fanellën e Barcelonës, nuk ka bindur aspak dhe bashkëpunimi me Lionel Messin në fushë ka enë në kufijtë e inekzistencës.

Më pas lista vijon më emra si Arturo Vidal, Ousmane Dembele, Ivan Rakitiç, Todibo, Umtiti, Semedo e Braithwaite, ndërsa planet e drejtuesve “blaugrana” janë që të arkëtojnë rreth 250-300 milionë euro nga këto shitje, të cilat do t’i investojnë për të afruar 3-4 emra me peshë për sezonin e ardhshëm.

Sa u përket afrimeve, në krye të listës është braziliani Neymar, i ndjekur nga argjentinasi i Interit Lautaro Martinez, ndërsa do të provohet edhe një afrim I bujshëm në mbrojtje për të përforcuar këtë repart.


Shtuar 16.04.2020 20:29