Barcelona insiston për William Jose, Sociedat i kthen përgjigje

Ishte një nga alternativat më të mundshme për Barcelonën në këtë periudhë, por Real Sociedat nuk ka ndërmend të heqë dorë sulmuesi i tyre.

Katalanasit tashmë do të duhet të shikojnë për alternativa të tjera.

Skuadra e Sociedad nëpërmjet trajnerit Imanol Alguacil, ka bërë të ditur se Willian nuk do të lëvizë nga skuadra, të pakën deri në fund të sezonit.

Willian Jose i Real Sociedad, ka qenë në mesin e emrave të kërkuar, ndërsa kartoni i tij kushton plot 35 milionë euro.

Kampionët e La Ligas kërkuan transferimin e një sulmuesi jashtë afatit kalimtar, duke tentuar të shfrytëzojnë rregulloren e futbollist spanjoll, që ua lejon një gjë të tillë.


Shtuar 13.02.2020 08:36