Barcelona gati të rikthehet në stërvitje, caktohen data dhe kushtet

Barcelona ka nisur që të përgatisë protokollin për rinisjen e futbollit.

Mjeku social i klubit ka folur me përgjegjësit e skuadrës së parë për t’i informuar që të martën më 5 maj parashikohet një takim në orën 9 të mëngjesit me Ciutat Esportiva për të supervizionuar sanizimin e ambjenteve në të cilën futbollistët do të ndjekin testet për Covid-19.

Ka edhe një urdhër se duhet të jetë i gjithë materiali mbrojtës për atletet: maskat, dorezat, duke kaluar të mjetet e tjera. Procesi i dizinfektimit do të ndiqet çdo 48 orë pa ndërprerje deri në fund të sezonit.

Ndërkohë, do të ngjiten në mure infografika për t’i vënë futbollistët në njohje të linjave udhëzuese dhe rregullave për t’u sjellë dhe minimizuar rrezikun për infektim.


Shtuar 3.05.2020 11:23