Ambasada jep njoftimin për riatdhesimin: Sa kushton bileta drejt Londrës

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar shtetas e saj për fluturimin e një charterit nga Tirana drejt Londrës, si pjesë e udhëtimit tranzit drejt SHBA-ve. Për këtë në njoftimin e rëndësishëm me anë të rrjeteve sociale jep edhe çmimin se sa kushton një fluturim i tillë.

Postimi i plotë në Facebook

Ambasada Amerikane ka marrë informacion mbi një fluturim charter nga Tirana në Londër, që niset të enjten, 7 maj. Avioni niset nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës në orën 12:00 dhe mbërrin në aeroportin Luton të Londrës në orën 14:00. Një biletë kushton 299 Euro. Për shkak të kufizimeve të tranzitit në Londër, ky udhëtim është i vlefshëm vetëm për qytetarët amerikanë, megjithëse rezidentët ligjorë të përhershëm amerikanë me një vizë të vlefshme të Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu mund të kualifikohen.

Nëse jeni qytetar amerikan ose rezident ligjor i përhershëm amerikan (me një vizë të vlefshme të Mbretërisë së Bashkuar) dhe jeni të interesuar të merrni më shumë informacion mbi këtë fluturim, ju lutemi të nisni menjëherë një email në [email protected]


Shtuar 3.05.2020 11:14