Barcelona “arkëton” 3 pikë, Messi shkruan historinë në La Liga (VIDEO)

Në udhëtim kundër Real Valladolid, Barcelona ka shënuar një fitore minimale, me rezultatin 0:1.

Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 15’, kur Arturo Vidal dërgoi topin në rrjetën e Valladolid.

Në këtë gol përfshirje direkte pati edhe Lionel Messi, i cili asistoi për golin e Vidal, duke shkruar kështu historinë në La Liga.

Me këtë fitore të siguruar sonte, Barcelona shkon në kuotën e 79 pikëve për pozitën e dytë, duke u afruar në vetëm një pikë me Real Madrid që është lider.

Real Valladolid mbetet me 39 pikë në pozitën e 14-të në tabelë.


Shtuar 11.07.2020 19:30