Bale i vendosur për ti prishur planet Realit, nuk ka ndërmend të largohet

Edhe pse në shumicën e ndeshjeve “ngroh” stolin, Gareth Bale duket i vendosur për tu mos u larguar nga Reali deri në përfundim të kontratës.

Ylli anësor prej kohësh është përfolur për një largim nga ‘Los Blancos’ në verën e vitit 2020, pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

Por, Mirror tani raporton se Bale është i vendosur të largojë dallimet që ka me trajnerin francez, për të qëndruar në ‘Santiago Bernabeu’.

Bale ka kontratë me Real Madridin deri në qershor të vitit 2022, dhe verën e kaluar ishte afër transferimit në Kinë.

Qëndrimi edhe për një vit, do t’i hapte probleme të reja Real Madridin, pasi rrezikon të humb falas lojtarin që dikur e transferoi për 100 milionë euro.

Bale është transferuar te Real Madrid nga Tottehem në vitin 2013, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit atëkohë.


Shtuar 2.04.2020 07:45