Babai i Khabib Nurmagomedov po lufton me jetën

Babai dhe njëherit trajneri i Khabib Nurmagomedov, raportohet se ka rënë në gjendje kome dhe po qëndron në një spital ushtarak në Moskë.

Abdulmanap u shtrua në spital muajin e kaluar për pneumoni dhe simptoma të grupit, megjithëse nuk kishte asnjë konfirmim se ai kishte koronavirus, dhe është kthyer në spital vetëm një javë më parë me probleme në zemër.

57 vjeçari është vetëm dhe në gjendje kritike pasi është dërguar në spitalin e Moskës me një fluturim special javën e kaluar, raportojnë mediet në Rusi.

“Abdulmanap është në gjendje të keqe, ai është në Moskë dhe në gjendje kome”, ka thënë një burim.

“Ai nuk u trajtua si duhet në Dagestan dhe i janë shfaqur disa ndërlikime. Ata e dërguan në Moskë, dhe tani ndodhet në një spital ushtarak. Ai është i vetëm atje, ata nuk e lejojnë familjen ta vizitojë”.

Sëmundja e babait të Khabib mendohet se është si pasojë e ecjes dy ditore në kushte ngrirjeje në malet e Makhachkala


Shtuar 14.05.2020 06:08