Avancojnë bisedimet mes Lazios dhe Fenerbahces për Muriqin

Transferimi i Vedat Muriqit te Lazio është vetëm çështje kohe.

Marrëveshja ende nuk është arritur për shkak të diferencës së kërkesave mes klubeve.

Mirëpo, eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio, raporton se klubet janë duke negociuar për ta sjellë në Itali sulmuesin kosovar.

Sipas tij, ende ka një diferencë të vogël ekonomike, por negociatat janë duke shkuar mirë.

Di Marzio beson se negociatat do të vazhdojnë derisa të gjendet një zgjidhje që prizrenasi, i cil shënoi 17 gola në 36 paraqitje të veshë fanellën e Lazios sezonin e ardhshëm.


Shtuar 31.08.2020 06:19