Atletico jep lajmin e dhimbshëm, ndërron jetë futbollisti 14-vjeçar

Klubi i Atletico Madrid ka njoftuar vdekjen e futbollistit 14-vjeçar që prej kohësh luante me moshat e “Los Colchoneros”.

Bëhet fjalë për vogëlushin, Christian Minchola Sanchez i cili numëronte mbi 50 gola me moshat e Atleticos, por ditën e sotme është ndarë tragjikisht nga jeta.

Klubi madrilen ka shprehur ngushëllime për familjen e 14-vjeçarit, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet shkaqet e kësaj ngjarje.

Gjithashtu, edhe presidenti Cerezo ka shkruar: “Jemi të shokuar nga lajmi i humbjes së një prej lojtarëve tanë. Atletico dhe e gjithë familja jonë është pranë familjes së Christianit dhe miqve të tij në këtë moment shumë të vështirë”, përfundon numri një i klubit të Atleticos. Ndërkohë, kapiteni i ekipit, Koke shkruante: “Jeta është shumë e padrejtë! Kurajo familjes dhe miqve të Christianit.”


Shtuar 28.03.2020 15:57