Habiten ekspertët: Pjesë e Lombardisë, kjo qytezë në Itali nuk ka asnjë të prekur nga COVID-19

Italia është rajoni më i goditur nga COVID-19, ku vetëm në 24 orët e fundit humbën jetën 969 njerëz, një shifër kjo që thyen cdo rekord të zi.

Rajoni më i prekur është Lombardia, por në këtë qytet të madh gjendet një qytezë me njëmijë banorë dhe asnjë prej tyre nuk është prekur nga koronavorusi.

Në Ferrera Erbognone nuk është identifikuar asnjë person i prekur nga virusi i rrezikshëm, raporton Corriere della Sera.

Ferrera Erbognone gjendet në provincën Pavia dhe fakti që atje nuk ka asnjë të infektuar, ka nxitur ekspertët e autoritetit shëndetësor shtetëror që të nisin ekipe në terren për të analizuar gjakun e banorëve.

“Ky është një rast i jashtëzakonshëm, i cili ka detyruar ekspertët ta bëjnë atë edhe objekt studimi. Instituti Neurologjik Mondino i Pavias vendosi të ekzaminojë gjakun e banorëve për të identifikuar praninë e antitrupave”, – tha sot, drejtori i përgjithshëm i Institutit Neurologjik, Livio Tronconi.

“Ne kemi zgjedhur të ekzaminojmë gjakun e banorëve në Ferrera Erbognone, sepse është një komunitet në të cilin ende nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus. Studimi i popullatës mund të na sigurojë rezultate mjaft të rëndësishme, të cilat do të ndahen me pas me virologët”, njoftoi ai. /albeu.com/


Shtuar 28.03.2020 15:59