Arsenal refuzon milionat për lojtarin që ka në huazim

Klubi londinez, Arsenali e kishte dërguar futbollistin e tyre Mkhitaran te Roma në formë huazimi mirëpo me paraqitjet e tij, siç duket futbollisti i ka bërë për vete drejtuesit e klubit italian.

Roma ka dërguar ofertë te Arsenali për ta blerë futbollistin për afro 10 milionë euro mirëpo klubi londinez e ka refuzuar këtë ofertë.

Sidoqoftë raportohet që Arsenal është i gatshëm të dëgjojë oferta tjera për futbollistin kjo pasi që Roma është duke këmbngulër në transferimin e futbollistit.

30 vjeçari është në huazim te Roma dhe ka edhe një vit kontratë me klubin anglez.


Shtuar 4.01.2020 15:56