Arsenal kërkon të rikthejë sërish Ceballos në skuadër

Dani Ceballos pritet të rikthehet sërish te Arsenali, ku sezonin e kaluar luajti në huazim.

Topçinjtë kanë nisur bisedimet me Real Madrid që zotëron kartonin e futbollistit për ta marrë sërish lojtarin në formë huazimi për sezonin 2020-2021, pasi Zidane nuk e konsideron lojtarin pjesë të formacionit të tij.

Vetë mesfushori ka dhënë pëlqimin e tij per t’u rikthyer në Emirates Sadium, pas bisedës që pati me trajnerin Arteta. Sezonin e kaluar 24-vjeçari u aktivizua 37 herë me fanellën e Arsenalit duke fituar dhe FA Cup.


Shtuar 1.09.2020 12:40