Ansu Fati, djaloshi i ndrojtur në shkollë, por me plot talent për futbollin

Ansu Fati do të jetë pjesë e ekipit kombëtares të Spanjës për herë të parë në ndeshjet e shtatorit.

Adoleshenti mund të shkruajë historinë në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë në Stuttgart dhe Ukrainës në Madrid.

Nëse 17-vjeçari do të gjente rrjetën në cilëndo nga ato ndeshje, ai do të bëhet golashënuesi më i ri në historinë e Spanjës duke e kaluar Juan Errazquin, i cili ende mban rekordin pasi shënoi tre herë kundër Zvicrës kur ishte 18 vjeç, 11 muaj dhe 11 ditë në vitin 1925.

Udhëtimi i yllit të Barcelonës fillon në në Herrera, Andaluzi, ku babai i tij Boli u transferua në Spanjë, kur u largua nga Portugalia.

Ish-kryetari i Bashkisë së Herreras, Custodio Moreno, ka folur për talentin që kishte Fati si fëmijë duke i mahnitur të gjithë.

“Unë kurrë nuk kisha parë diçka të tillë. Ai ishte më i vogli, por iu desh të luante me [fëmijët] më të mëdhenj, sepse gjërat që ai bënte ishin të pabesueshme”.

“Ai e kalonte topin si [Michael] Laudrup, duke bërë lëvzije me trup, driblime biçikletash, gola, driblime … Ishte i jashtëzakonshëm”.

“Unë kanë parë futbollistë për 50 vjet. Unë kurrë nuk kisha parë diçka të ngjashme”, tregon Moreno për talentin e tij.

Moreno kishte jetuar afër familjes Fati dhe tregon që ylli i ri i Barcelonës ishte shumë i ndrojtur.

“Ai ishte shumë i ndrojtur në shkollë, veçanërisht kur filloi. Kjo është normale. Ai nuk fliste shumë, por ishte shumë i përkushtuar”.

“[Familja Fati] ishin njerëz që i bënin të gjithë për vete. Ata kishin një marrëdhënie të shkëlqyeshme me familjen time”, trego ai.

Ansu Fati luante në ekipin e shkollës së tij, ndërsa kur udhëtuan në një turne në Sevilla, pastaj edhe në Madrid, ishte vetëm çështje kohe para se të vinin klube e mëdha ta kërkonin.

Sevilla u përpoq ta nënshkruante me të, por sulmuesi përfundoi në “La Masia”.

“E vërteta është se Ansu gjithmonë dëshironte të luante për Barcelonën”, tregon Jose Luis Perez Mena, themeluesi i shkollës së futbollit në Herrera.

“Për mua, nuk ishte befasi ajo që po ndodh me të. Ai ka gjithçka që të jetë një fenomen”.

“Ne ende nuk e kemi parë ende potencialin e tij të vërtetë”, ka thënë Mena.

Fati ka thyer disa rekorde me Barcelonën këtë sezon që sapo lamë pas, si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.


Shtuar 1.09.2020 17:21