Carlo Ancelotti ka bërë historinë e Milan-it.
Me kuqezinjtë, ai ka fituar 2 Champions League, një kampionat, një Kupë të Italisë, një Superkupë të Italisë, 2 Superkupa të Europës dhe një Botëror për klube. Jo keq.
Të lidhura
None found
Gjatë një lidhje direkte në Instagram me gazetarin sportiv Carlo Pellegatti, Ancelotti ka dashur të paralajmërojë ish-klubin e tij: “Te Milan-i duhet të trembin trajnerët e paaftë, jo ata të huaj. Fatmirësisht, kanë zgjedhur shumë të mirë”.
I pyetur në lidhje me Rangnick, trajneri aktual i Everton-it ka thënë: “Jemi takuar kur isha në Gjermani. Nuk e njoh, kam lexuar se është i dashuruar me Milan-in e Sacchi-t, por nuk e njoh metodologjinë e tij”, ka thënë Ancelotti
