Arrestohet 36 vjeçari në Tiranë, çfarë zbuloi policia në banesë

Policia e Kamzës ka arrestuar një 36 vjeçar banues në Kamzë për
armëmbajtje pa leje.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatike dhe municion luftarak.

Gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamzë janë goditur 8 raste të armëmbajtjes pa leje dhe si rezultat janë sekuestruar 8 armët e zjarrit dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë dhe goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara kundër armëmbajtjes pa leje, kanë marrë informacione në rrugë operative se një i ri në Bathore mbante armë zjarri në banesë.

Bazuar në këto informacione u organizua puna dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së personit të dyshuar, të gjendej arma e zjarrit kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, si dhe të kapej e arrestohej në flagrancë poseduesi i armës, shtetasi shtetasi L. M., 36 vjeç, banues në Bathore.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.


Shtuar 3.05.2020 08:07