Alcaces rikthehet në Spanjë, bëhet transferimi më i shtrenjë i skuadrës

Paco Alcacer rikthehet në La Liga. Ish-sulmuesi i Valencias i Barcelonës dhe së fundmi i Borussia Dortmund nënshkruan me Villarrealin.

Villarreal do të paguajë rreth 23 milionë euro për transferimin e Alcacer, i cili do të bëhet edhe transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit.

Ai do të kalojë edhe Gerard Morenon, për të cilin Villarreal ka paguar 20 miluionë euro dy sezone më parë.

Alcacer do të nënshkruajë me Villarrealin për pesë sezone.


Shtuar 30.01.2020 14:12