Aksidenti fatal i Bryant, NBA merr vendim

Vdekja tragjike e Kobe Bryant tronditi botën dhe padyshim qetetarët e Los Angeles ku Kobe ishte me shumë se basketbollist.

Derbi mes Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Clippers që ishte parashikuar të luhej nesër, do të shtyhet për nj ditë tjetër.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Adrian Wojnaroëski, duke iu referuar NBA, e më vonë e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e ligës më të fortë të basketbollit në botë.

“Vendimi u mor nga respekti për klubin Lakers, i cila po vuan për humbjen tragjike të legjendës së Lakers, Kobe Bryant, dhe vajzës së tij Gianna dhe shtatë personave të tjerë në një aksident me helikopter gjatë të dielës” tha NBA në një deklaratë.

Legjenda e qytetit të Los Angeles, Kobe Bryant, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna, kanë ndërruar jetë pas një aksidenti me helikopter.


Shtuar 28.01.2020 08:22