Agjenti i brazilianit: Messi dhe Ronaldo mund t’i bashkohen Neymarit te PSG

Agjenti i Neymarit, Wagner Ribeiro, ka thënë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund t’i bashkohen brazilianit te Paris Saint-Germain.

E ardhmja e superyllit të Barcelonës është vënë në dyshim në javët e fundit, ndërkohë që superylli i Juventusit nuk është më i paprekshëm – dhe Parc des Princes është vendi ku ata mund të bashkohen.

“Ka pasur periudha kur ai (Neymar) ka qenë i pikëlluar për shkak të lëndimeve. Në atë periudhë, ka dashur të largohet, të kthehet te Barcelona ose të shkojë te Real Madridi. Sot, jo – mund ta shihni se sa i lumtur është”.

“Neymar është i lumtur dhe mendoj se do të qëndrojë te PSG për së paku edhe dy vite. Sot, pa kurrfarë dyshimi, është më lehtë që Messi të shkojë te PSG sesa që Neymar të kthehet te Barcelona”.

“Messi dhe Cristiano Ronaldo. Jam serioz: Nuk mund të dyshoni në fuqinë ekonomike të Katarit”, ka deklaruar Ribeiro për Placar.

Edhe pse duket vetëm si një ëndërr, në rast të realizimit, ata do të përbënin sulmin më sensacional në histori të futbollit.


Shtuar 20.08.2020 20:38