5 vite nga lamtumira, Casillas rrëfehen largimin nga Reali

Simboli i Real Madridit Iker Kasijas u shpreh pas 5 vitesh rreth lamtumirës që i dha skuadrës së zemrës.
kasijas

Në “Instagram”, ish-portieri spanjoll tregon se gaboi me dhënien e deklaratës për shtyp të lamtumirës, ndërsa shtoi se zgjodhi të firmoste për Porton me dëshirën për t’u përmirësuar pas kritikave të ashpra për rënien e formës së tij të lojës.

“Nuk kam folur shpesh për largimin tim nga Reali. Dhashë një deklaratë për shtyp, të cilën e konsideroj si të gabuar dhe u largova. Kanë kaluar 5 vite nga ai moment. Kuptova se duhej të ndihesha një tjetër lojtar, në një atmosferë ndryshe dhe të lija pas ato kritika, në mënyrë që të përmirësohesha. Cilido lojtar, nuk ka rëndësi nëse është i zoti apo jo, dëshiron të përmirësohet. Mos i lejoni të tjerët t’ju tregojnë çdo gjë. Kjo foto i përket ndeshjes sime të fundit me Realin në sezonin 2014-2015. E dija që do të ishte ndeshja ime e fundit”, shkruan “San Iker”.

Mënyra e largimit të tij nga Reali ngjalli kritika në mbarë botën. Për largimin e tij nuk u zhvillua asnjë ceremoni apo ndeshje lamtumire edhe pse ai fitoi gjithçka me ekipin madrilen.

Kasijas u tërhoq nga futbolli këtë vit për shkak të problemeve që pati në zemër. Ai do të kandidojë për postin e presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit.


Shtuar 24.05.2020 15:26