Zjarr në katin e gjashtë të një pallati në Tiranë

“Ka rënë zjarr në katin e gjashtë, në një banesë që nuk banon njeri prej muajsh, ku ka vetëm deme materiale…”

Kati i gjashtë i një banese në Astir, Tiranë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë.

Referuar informacionit paraprak të policisë mësohet se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht pa persona të lënduar pasi prej kohësh në shtëpi nuk banonte asnjë njeri.

Informacion paraprak:

Më datë 13.06.2020, rreth orës 19:55, në Astir, ka rënë zjarr në katin e gjashtë, në një banesë që nuk banon njeri prej muajsh, ku ka vetëm deme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.


Shtuar 13.06.2020 19:28